VOA: Ekipe të tjera braktisin projektin e Super Ligës

Futboll

VOA: Ekipe të tjera braktisin projektin e Super Ligës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:04
Londër, 20 prill 2021

Juventus, Atlético Madrid, AC Milan and Inter Milan njoftuan të mërkurën se po braktisnin Super Ligën me 12 klube kryesore evropiane të futbollit.

Zhvillimi pasoi tërheqjen të martën të gjashtë ekipeve britanike që ishin pjesë e projektit të nisur këtë javë.

Katër skuadra të tjera u përfshinë në njoftimin e së dielës për krijimin e garës së re që tërhoqi kritika të ashpra nga lojtarët, tifozët dhe autoritetet e futbollit.

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli tha të mërkurën se projekti nuk mund të vazhdojë më.

"Unë mbetem i bindur për bukurinë e këtij projekti," i tha Agnelli agjencisë Reuters, duke shtuar se do të kishte qenë konkursi më i mirë në botë. "Por ..., mendoj se ai projekt tani nuk është më në diskutim."

Klubet që ende nuk e kanë njoftuar tërheqjen janë Barcelona dhe Real Madrid.

Pronari i Liverpoolit, John Henry publikoi një video në faqen e internetit të ekipit për të kërkuar ndjesë duke thënë se projekti "nuk do të funksiononte kurrë pa mbështetjen e tifozëve"./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat