Aguero i jep fjalën Barcelonës

Futboll

Aguero i jep fjalën Barcelonës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:58
Aguero i jep fjalën Barcelonës

Sergio Aguero është një nga emrat më të lakuar për merkaton e verës, duke qenë se në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata me Manchester City-n dhe mund të transferohet me parametra zero në cilindo klub.

Sulmuesi argjentinas, pavarësisht 33 viteve mbi supe, ofron ende garanci për të garuar në nivele të larta dhe klube të shumta kanë nisur kontaktet me menaxherët e tij, për t’i ofruar një kontratë për sezonet e ardhshme.

Mediat argjentinase garantojnë se destinacioni i preferuar i Agueros është pikërisht Barcelona, ku ai dëshiron të luajë me mikun e tij te kombëtarja albiçeleste, njëkohësisht kapitenin e katalanëve, Lionel Messin.

Burime pranë sulmuesit kanë konfirmuar se nëse Messi do të vendosë të qëndrojë te Barcelona, atëherë Aguero do të transferohet në “Camp Nou”, ku e pret një kontratë dy vjeçare me pagë rreth 10 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat