Aubameyang nuk është dakord

Futboll

Aubameyang nuk është dakord

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:02
Aubameyang nuk është dakord

Pierre-Emerick Aubameyang nuk është dakord dhe ka çaktivizuar profilin e tij në Twitter në shenjë proteste.

Sulmuesi i Arsenal-it ka dashur të shprehë gjithë pakënaqësinë e tij për vëmendjen e madhe mediatike kundrejt Supreligës, duke lënë mënjanë tema më të rëndësishme si Covid dhe racizmi, veçanërisht pas dënimit të policit që vrau George Floyd.

“Nuk më ke munguar Twitter. Nuk na lejohet të flasim më për asgjë? Vetëm futboll dhe Superligë?

Nuk flitet më për Covid?! Ose për racizmin në internet… bukur. Edhe i sëmurë , ndihesha më mirë se tani. Po shkëputem. Do të shihemi”.

Këto kanë qenë deklaratat e Aubameyang, i cili është kthyer sot në rrjetin social dhe ka shkruar: “Isha pak emocional natën e kaluar. Thelbi është se ajo e djeshmja ka qenë një ditë e madhe për futbollin dhe tifozët tanë dhe një ditë akoma më e madhe për drejtësinë sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat