Ishin të befasuar me trajnerin

Futboll

Ishin të befasuar me trajnerin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:17
Ishin të befasuar me trajnerin

Para pak ditësh në mënyrë të befasishme trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick njoftoi se në fund të sezonit do të largohet nga klubi, pa dhënë një arsye konkrete, me mediet që zbuluan një sherr me drejtorin Salihamixhiq.

Pas kësaj mediet zbuluan se ai do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, pas përfundimit të Kampionatit Europian, kur Low do largohet. Gjithsesi ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Në lidhje me këtë çështje ka folur Joshua Kimmich, një nga më të mirët e Bayernit dhe Gjermanisë. Mesfushori shprehet se u befasua nga largimi i Flick, por shpreson që ta ketë atë te Gjermania.

“Për të gjithë ne ishte një befasi njoftimi i trajnerit Flick për largimin e tij nga ekipi në fund të sezonit. Nëse ekziston mundësia shpresoj që ai të mund të bëhet trajner i Gjermanisë në verë”, u shpreh Kimmich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat