Arianit Ahmeti - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Arianit Ahmeti - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: K.Goca Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:31
Arianit Ahmeti - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Kush më shumë e kush me pak kontribuan në vitet e 90-ta (1991-1999) kundër pushtuesit serb.

Sportistët u bashkuan si asnjëherë me parë dhe morën vendimin e madh në verën e gushtit të vitit 1991, që t’i ndajnë rrugët një herë e përgjithmonë me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë, duke formuar Kampionatin e Republikës së Kosovës në çdo disiplinë sportive.

Arianit Ahmeti i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të respektuar, i cili  sakrifikoi shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Ai përveç disa skuadrave, ka luajtur edhe për klubin me renome Prishtina. 

Ahmeti nuk e çante kokën fare për kërcënimet nga milicia serbe, por veproi me shumë shokë dhe me këmbëngulësi për zhvillimin e garave sa më mirë.

Ai si çdo sportist tjetër shqiptar, ka kujtime të hidhura, që nga presionet e deri të ndërprerja e ndeshjeve dhe rrahja e sportistëve tanë nga milicia serbe. 

Ahmetit i kujtohen livadhet dhe fushat e improvizuara, që nga Llukari, Dumnica, fusha e Flamurtarit, 2 Korrikut, Raskovës, Miradi e Epërme etj. por me gjithë sfidat dhe kërcënimet, i mbeten kujtimet më të bukura, për faktin se luftuan me mish e më shpirt dhe e mbajtën gjallë sportin, duke i rezistuar fuqishëm agresorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat