Konfirmohen dy lajme aspak të mira për Arsenalin

Futboll

Konfirmohen dy lajme aspak të mira për Arsenalin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:13
Pierre-Emerick Aubameyang

Arsenali ka konfirmuar që sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette do të humbasin ndeshjen e së premtes kundër Evertonit.

Aubameyang është ende duke u rikuperuar nga një periudhë e rehabilitimit ndërsa Lacazette pësoi një lëndim në kofshën e majtë gjatë barazimit të së dielës kundër Fulhamit.

“Topçinjtë” gjithashtu kanë marrë llajmë të reja rreth lëndimeve të Martin Odegaard, si dhe dyshes mbrojtëse Kieran Tierney dhe David Luiz.

"Alex ka pësuar një tendosje në kërdhokullën e tij të majtë dhe do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen e së premtes kundër Evertonit," thuhet në faqen zyrtare e Arsenalit për Lacazetten. "Ai do të vazhdojë të punojë me ekipin mjekësor dhe do të vlerësohet përpara ndeshjeve të javës së ardhshme."

Ndërsa për Aubameyang në këtë njoftim thuhet: "Auba do të jetë e padisponueshëm për ndeshjen e së premtes kundër Evertonit, por shpreson të rifillojë më trajnim të lehtë deri në fund të kësaj jave."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat