Skuadra shqiptare barazon, kurrë më afër finales të Kupës së Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare barazon, kurrë më afër finales të Kupës së Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:55
Skuadra shqiptare barazon, kurrë më afër finales së Kupës së Malit të Zi

Deçiqi nga Tuzi është shumë afër finales së madhe të Kupës së Malit të Zi. 

Futbollistët e skuadrës shqiptare, Deçiqi, nxorën rezultat të favorshëm në Danillovgrad, duke u nda baras (0:0) me Iskrën në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales.   

Me 5 maj në Tuz do të përcaktohet se cila nga këto skuadra do të kualifikohet në finale. Deçiqi kurrë më afër historisë!

Në minutën e 40-të, Tuci pati rast të mirë, por goditja e tij me kokë ndalet në shtyllë.

Skuadra shqiptare pati disa raste por e pafat, sidomos Vulaj në minutën e 88-të, por portieri Kordiç reagoi mjaft mirë.

Në ndeshjen tjetër, Zeta e mposhti me rezultat 2:1 Buduçnostin nga Podgorica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat