Kosovare Asllani shënon për Realin por eliminohen pas 120 minutave 

Futboll

Kosovare Asllani shënon për Realin por eliminohen pas 120 minutave 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:29
Kosovare Asllani shënon për Realin por eliminohen pas 120 minutave 

Futbollistja Kosovare Asllani shënoi për Real Madridin, por nuk i mjaftoi goli i saj, duke u eliminuar pas 120 minutave në çerekfinale të Kupës së Spanjës. 

Madrid C. triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Realit, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras (1:1).

Asllani shënoi në minutën e 77-të, duke barazuar rezultatin 1:1. 

Geyse realizoi në minutën e 3-të dhe Borja në atë të 110-tën për Madrid C.

Asllani u paraqit titullare, u ndëshkua me  karton të verdhë në minutën e 21-të. Ajo me bashkëlojtare luftuan 120 minuta por assesi që të përmbysin rezultatin e rivales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat