Dënim me para për pështymat

Futboll

Dënim me para për pështymat

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:00
Dënim me para për pështymat

Bajerni i Mynihut është i njohur për sukseset e tij dhe gjithashtu për skandalet e mëdha.

Për momentin, skuadra e Hansi Flik është pranë titullit të nëntë radhazi në Gjermani. 56-vjeçari dhe skuadra kanë një marrëdhënie të shkëlqyer edhe pse gjatë këtyre muajve që Flik ishte në krye të Bajernit, ka patur edhe gjoba për lojtarët të cilët kanë shkelur rregullat e klubit. Rregulla të cilat për shumë njerëz janë enigmë.

“Bild plus” ka zbardhur disa prej tyre duke ia servirur publikut. Shumë paqartësi ka në lidhje me makinat e lojtarëve. “Audi” zotëron 8,33 % të aksioneve në klubin bavarez.

Një flotë e tërë makinash janë në dispozicion të klubit, ku lojtarët dhe stafi teknik mund t’i përdorin ato. “Audi” jep gjithashtu 50 milionë euro në një kontratë që skadon në vitin 2029. Për këtë arsye të gjithë pjesëtarët e klubit duhet të paraqiten në eventet që zhvillohen për makinën në fjalë.

Por, kjo gjë nuk ndodhi në muajin mars të 2020, teksa Kinglsei Koman u paraqit në zyrat e klubit me një “Mercedes AMG G-Klas”. Ky ishte një veprim, i cili nuk u pëlqye nga drejtuesit të cilët e gjobitën francezin. Drejtori Sportiv, Hasan Salihamixhiç ua kishte bërë të qartë të gjithëve, se kush nuk vjen me makinën e sponsorit, do të gjobitet me 50 mijë euro.

Pas kësaj ngjarjeje, asnjë lojtar nuk u lejua që të futet në garazhin e qendrës stërvitore ashtu si dhe në eventet ku Bajerni ishte prezent, me një makinë tjetër. Por, në prill të 2020-ës, një muaj pas incidentit të parë, Koman kapet teksa nget me një shpejtësi 328 kilometra në orë një “McLaren 57OS Spider” duke u gjobitur me 200 mijë euro gjobë nga policia. Lojtarë të tjerë si Manuel Nojer, Robert Levandovski, David Alba, dhe Joshua Kimish janë gjobitur, gjithashtu për shkelje të ndryshme. Më poshtë edhe një listë për gjobat për çdo rregull të shkelur brenda klubit gjerman.

1. Pështymje në dhomat e zhveshjes dhe çdo pjese tjetër të dhomës që është e mbyllur, (10 mijë euro).

2. Ai që nuk firmos kartat e autografeve për tifozë,(2 mijë euro).

3. Kush nuk paraqitet në takimet me sponsorët, (10 mijë euro).

4. Kush nuk vishet sipas kodit të punës, (10 mijë euro)

5. Kush nuk vjen në orar në stërvitje, (10 mijë euro). Te rregulli i pestë, të gjithë lojtarët mund të jenë të qetë pasi Hansi Flik, nuk është një trajner i cili monitoron në detaje orarin e stërvitjes. Kjo për të ruajtur harmoninë në skuadër. Bajerni është përgjithësisht një klub, i cili nuk toleron asnjë shkelje të etikë dhe fyerjeve raciste. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat