Benzema e barazon rekordin e Raulit

Futboll

Benzema e barazon rekordin e Raulit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:20
Benzema e barazon rekordin e Raulit

Karim Benzema hyri në historinë e Real Madridit me dy golat kundër Cadizit në La Liga të mërkurën mbrëma.

Sulmuesi francez shënoi gol kundër ekipit të 35-të të ndryshëm në La Liga, duke e barazuar rekordin e Raulit si dy lojtarët e Real Madridit që u kanë shënuar më së shumti ekipeve.

As Cristiano Ronaldo nuk ia kishte dalë ta arrinte një rekord të tillë.

Për më tepër, Benzema e ka shënuar të paktën një gol në nëntë ndeshje radhazi në La Liga, duke i shënuar 11 në përgjithësi gjatë kësaj kohe.

Kjo ecuri e golave të njëpasnjëshme i ka ndihmuar francezit t’i afrohet Lionel Messit në vetëm dy gola në garë për “Pichichi”, çmimin për golashënuesin më të mirë në La Liga këtë sezon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat