Kështu u vlerësua Ismajli në Itali

Futboll

Kështu u vlerësua Ismajli në Itali

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:46
Ismajli

Si gjithmonë tani është një nga pikat fikse në formacionin titullar të trajnerit Vinçenco Italiano te Specia. Dhe në të shumtën e rasteve Ardian Ismajli arrin të përmbushë pritshmëritë. Ashtu si dje, kur përpara kishte dy kolosë të Serisë A, si Lautaro dhe Lukaku.

Arriti t’i përballonte të dy më së miri deri në fragmentet e fundit të pjesës së dytë, kur lëshoi disi dhe po të mos kishte qenë për pozicionet jashtë loje të akorduara nga kryesori Kifi, sfida mund të kishte përfunduar me një tjetër rezultat.

Ja notat e disa prej mediave:

“calciomercato.it” 5 – I saktë dhe i përpiktë deri te dhuratat për Lukakun dhe Lautaron, të pashfrytëzuara nga të dy.

“tuttomercatoweb.com” 6 – U përpoq të mos i jepte shumë pika referimi Lautaros, meqenëse argjentinasi u mundua ta largonte nga zona. Gaboi dy herë në pak kohë, në njërin rast i duhet të falënderojë Provedelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat