Jose Diaz: UEFA nuk ka të drejtë të dënojë asnjë klub

Futboll

Jose Diaz: UEFA nuk ka të drejtë të dënojë asnjë klub

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Pas krijimit të Superligës dhe madje edhe suspendimit të hershëm të saj, shumë analistë të futbollit dhe ekspertë të ndryshëm besuan se UEFA do të dënojë klubet e përfshira.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk duket të ndodhë pasi, sipas gazetarit të MARCA-s, Jose Felix Diax thotë se UFEA nuk ka asnjë bazë ligjore për t’u ngritur.

“Komiteti i UEFA-s nuk ka të drejtë të sanksionojë Real Madridin ose ndonjë klub tjetër.Nuk ka asnjë rregull që përcakton se garë tjetër që i bën konkurrencë Ligës së KAmpionëve nuk mund të fillojë.” ekspertët e ekipeve të ndryshme sportive i kanë thënë MARCA-s.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se ndeshja mes Chelsea dhe Real Madrid mund të mos zhvillohet, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Edhe presidenti i Superligës, Florentino Perez, është habitur nga komentet e këtij të fundit mbi anulimin e ndeshjes, duke qenë i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat