Presidenti i UEFA-s tashmë tallet me Superligën

Futboll

Presidenti i UEFA-s tashmë tallet me Superligën

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:29
Presidenti i UEFA-s tashmë tallet me Superligën

Superliga Europiane, të paktën për mometin është një projekt të cilin klubet më të mëdha të Europës duhet ta mbajnë ende në sirtar. Kërcënimet nga UEFA dhe FIFA, por edhe tifozët, bënë që një nga një klubet të tërhiqeshin.

Kështu, edhe më besnikët e kompeticionit si presidenti Florentino Perez i Realit dhe ai i Juventusit, Andrea Anjeli , u dorëzuan në fund edhe pse theksojnë se Superliga nuk është e “vdekur”.

Sakaq, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin pas fjalëve të ashpra në ditët e fundit, tashmë ka gjetur kohën edhe për të bërë humor, ndërsa ka theksuar se i kanë dërguar kalendarin e Superligës dhe bie në sy se ndeshej vetëm Reali dhe Juventusi.

“Sot një klub më ka dërguar programin e ndeshjeve të Superligës, ishte shumë argëtuese sepse çdo ditë luante vetëm Reali me Juventus|, u shpreh Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat