Po kërkon shtëpi në Madrid

Futboll

Po kërkon shtëpi në Madrid

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:48
Po kërkon shtëpi në Madrid

Fitoret e njëpasnjëshme të PSG, ku Mbape është protagonist absolut, nuk po arrijnë ta bindin lojtarin të qëndrojë në Francë.

Media prestigjoze, “Goal” ka deklaruar se 22 vjeçari është duke kërkuar një shtëpi në Madrid.

Sipas thashethemeve të gazetave iberike, Mbape do t’i bashkohet kësaj skuadre në fund të këtij sezoni.

Mbape, i cili e flet spanjishten në mënyrë perfekte, do ta kishte mjaft të lehtë komunikimin me shokët e skuadrës si dhe instruksionet e trajnerit. Megjithatë për momentin, Kilian Mbape ështe duke u fokusuar tek Champions League, ku dëshiron ta fitojë me patjetër këtë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat