Dy rikthime dhe një mungesë për Josën

Futboll

Dy rikthime dhe një mungesë për Josën

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:16
Dy rikthime dhe një mungesë për Josën

Kukësi është duke vazhduar punën në këto ditë për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Partizanit.

Pas barazimit me Tiranën, verilindorët do të provojnë të bëjnë një tjetër paraqitje pozitive edhe përballë të kuqve, teksa këta të fundit janë në garë për titullin kampion.

Ndërkohë, për trajnerin Mirel Josa ka pasur lajme të mira duke qenë se do të ketë në dispozicion dy futbollistë që i kanë munguar. Fjala është për gjeorgjianin Tsintsadze që ka lënë pas dëmtimin dhe është bashkua me grupin, ndërsa gati për ndeshjen me Partizanin është edhe Bruno Lulaj.

Mbrojtësi ishte i pezulluar për shkak se kishte plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë, mirëpo tashmë është sërish në dispozicion për Josën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat