Ish-ylli i Juventusit: Agnelli më bën të qesh

Futboll

Ish-ylli i Juventusit: Agnelli më bën të qesh

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:31
Ish-ylli i Juventusit: Agnelli më bën të qesh

Superliga tashmë përfaqëson të kaluarën për futbollin europian, një projekt në letër që u zhbë në një kohë shumë të shkurtër. Paralajmërimet e UEFA-s i bindën pothuajse 12 klubet themeluese që të bënin një hap mbrapa, përfshirë Juventusin, të kryesuar nga Andrea Agnelli. Presidenti i Juventusit iu është dorëzuar provave të fakteve: është e pamundur t’i jepet jetë një projekti të ri të kësaj madhësie pa mbështetjen e më shumë se gjysmës së klubeve, të cilët kanë dalë një nga një me njoftime për shtyp, shkruan telesport.

Fjalët e Agnelli u analizuan nga Zbigniew Boniek, zv.president i UEFA-s, i cili, në mikrofonat e “Corriere dello Sport” bëri një kritikë të ashpër jo vetëm ndaj kreut të Juventusit, por edhe ndaj skuadrave të tjera “rebele”: “Kam lexuar intervistat me Andrea Agnelli. Dhe zbulova se donte të bashkohej me Superligën për të ndihmuar botën e futbollit.

Kjo më bën të qesh. Ato klube kanë probleme financiare për shkak se nuk dinë si të menaxhojnë burimet e tyre. Obsesioni për të fituar ka mposhtur kontrollin e kostos. Kam lexuar përsëri Agnelli në gazetën tuaj, ku thotë: Institucionet sportive mbajnë kontrollin e eventeve, ndërsa rreziku ekonomik bie ekskluzivisht mbi klubet. Por, më vjen keq, Andrea, sepse në vitet e ekzekutivit të UEFA-s ju nuk jeni ankuar? Për të mos përmendur që UEFA riinveston të ardhurat për lëvizjen futbollistike”.

Bota e futbollit është e hapur për të ndryshuar, për sa kohë që disa tradita mbeten të paprekura: ndër to, kampionatet kombëtare: “A është futbolli i papërshkueshëm nga rinovimi? Jo, por ka veçori historike dhe kulturore që nuk japin vend për të komanduar. Për shembull: është një besim i zakonshëm që kampionatet kombëtare janë baza e gjithçkaje.

Diçka e shenjtë, si parimi i konkurrencës. Atje ju matni meritën me të cilën promovoheni në garat europiane. Të cilat janë si një restorant luksoz. Por, asnjë nuk mund të hyjë aty vetëm nëse jeni partner ose mik i dikujt”.

Boniek nënvizon dështimin e Superligës, menaxhimi i të cilës përcaktohet si amator: “Ato o bënë llogaritë gabim. U mbytën nga reagimi i tifozëve, politikanëve, lojtarëve dhe trajnerëve. Ana pozitive është se tani nuk do të gjejmë më Superligë të trazuar para çdo tryeze. Duhej të ishte lufta e tretë botërore në futboll, por thjesht ndodhi që dikush i vuri flakën shtëpisë së tij. Një menaxhim që s’ka asgjë më pak se amatori. E përsëris, shqetësohem kur mendoj se klube kaq të mëdha janë në këto duar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat