Modriç si duket ka zgjedhur të parën

Futboll

Modriç si duket ka zgjedhur të parën

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:09
Modriç si duket ka zgjedhur të parën

Luka Modriç pritet të jetë edhe për disa vite pjesë e klubit të madh spanjolle, Real Madridit, pasi thuhet se ka nënshkruar rinovimin e kontratës.

Mesfushori kroat është në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe ka pasur shumë zëra për rinovimin e kontratës osë largimin e tij.

Megjithatë, Modriç si duket ka zgjedhur të parën, rinovimin e kontratës dhe tashmë ka arritur marrëveshje.

Është presidenti i Real Madridit, Florenino Perez, i cili ka konfirmuar për mediat spanjolle se Modric ka rënë dakord mbi kushtet për një marrëveshje të re.

“Modric ka nënshkruar ose më saktë ne kemi arritur një marrëveshje”.

“Me Modric kemi një marrëveshje për ca kohë”, ka thënë Perez për El Larguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat