Conte kërkon garanci

Futboll

Conte kërkon garanci

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:34
Conte kërkon garanci

Inter po ecën drejt titullit kampion, teksa edhe pse u ndal në një barazim 1-1 ndaj Spezias në transfertë mbrëmjen e djeshme, sërish zikaltërit kanë distancën e duhur për të ruajtur qetësinë.

Kështu, në klub duhet të mendojnë edhe për të ardhmen, pasi trajneri Antonio Konte kërkon një projekt të sigurt për të vazhduar punëne tij. Ashtu si në fillimin e këtij sezoni.

Conte do të takohet me presidentin Zhang për të kuptuar planet e klubit dhe nëse ato i shkojnë për shtat atij. Pas ndeshjes së djeshme, tekniku ka theksuar se duhen bërë disa sqarime.

A e shoh veten gjatë te Inter? “Ne sot mund të përqëndrohemi vetëm te e tashmja. E dimë që programet e shoqërive kanë ndryshuar për shumë motive dhe në fund të sezonit duhet nërë një sqarim. Kjo është e pashmangshme dhe këtë e meritojnë edhe tifozët”. Duhet një projekt i qartë? “Po, sigurisht”, ishin fjalët e Contes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat