Vendos për Hysajn

Futboll

Vendos për Hysajn

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:20
Vendos për Hysajn

Napoli do të luajë mbrëmjen e sotme një ndeshje të rëndësishme që mund të vendosë shumë për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm, teksa përballë është Lazio.

Sipas mediave italiane, lseid Hysaj pritet që këtë sfida ta nisë titullar teksa në sytë e trajnerit Xhenaro Gatuzo është më i avantazhuar se Mario Rui.

Edhe pse është në skadencë kontrate dhe në fund të sezonit do të largohet nga klubi me parametër zero, sërish mbrojtësi i kombëtares po jep maksimumin pa u kursyer në fushë dhe në këtë formë ia ka dalë të shpërblehet nga Gatuzo.

Sakaq, Hysaj është në fokusin e disa klubeve në Itali, por edhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat