Trajneri italian për shqiptarin e Kosovës: Duke hequr pak ato minutat e çmendura...

Futboll

Trajneri italian për shqiptarin e Kosovës: Duke hequr pak ato minutat e çmendura...

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:30
Trajneri italian për shqiptarin e Kosovës: Duke hequr pak ato minutat e çmendura...

Spezia u përballë kundër Interit në ditën e djeshme duke arritur që të marrë një pikë nga transfertë me zikaltërit.

Pikë me shumë vlerë kjo për ekipin e  futbollistit nga Kosova, Ardian Ismajli (reprezentues i Shqipërisë), me mbrojtësin shqiptar që luajti për 90 minuta ashtu si edhe në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Contes.

Paraqitja e mbrojtësit të Kombëtares ishte shumë e mirë, nëse do të heqim dy gabimet e bëra.

Një gabim në kontrollin e topit do ta nxirrte Lautaro Martinez të vetëm përpara portierit, por në këtë moment ishte vetë Ismajli që rikuperoi gjithçka me sparkatën e saktë në këmbët e sulmuesit të Interit.

Ndërkohë për një tjetër gabim duhet të falenderoj portierin. Teksa kërkonte të kthente topin mbrapa, sfera e goditur nga Ismajli nuk kishte forcën e duhur dhe gjeti Lukakun përpara portierit të Spezias. Por si rrallëherë sulmuesi belg nuk ka arritur që të shfrytëzonte mundësinë e artë.

“Unë zgjodha të njëjtit mbrojtës të qendrës si luajtëm në ndeshjen e parë, me Terzin dhe Ismajlin.

Ata u paraqitën shumë mirë, duke hequr pak ato minutat e çmendura të Ismajlit që ia hodhi topin dy herë lojtarëve të Interit (qesh). Kemi bërë mirë”, tha Vincenzo Italiano, trajner i Spezia-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat