Aguero i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës nëse qëndron Messi

Futboll

Aguero i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës nëse qëndron Messi

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:08
Sergio Aguero

Sergio Aguero është i gatshëm të nënshkruajë kontratën dyvjeçare që ia ka ofruar Barcelona.

Por, sipas gazetës “AS”, argjentinasi do ta firmosë kontratën vetëm nëse Lionel Messi vendos të qëndrojë te Barça.

Aguero do të jetë lojtarë i lirë në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn.

Barça nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim për 32-vjeçarin.

Këtë sezon, Aguero nuk ka kaluar formë të mirë. Ai është përballur edhe me lëndime si dhe ishte i infektuar me koronavirus.

Ka shënuar vetëm tre gola në 15 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat