Spanjollet zbulojnë se kampioni i Superligës do të merrte 600 milionë euro

Futboll

Spanjollet zbulojnë se kampioni i Superligës do të merrte 600 milionë euro

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:34
Spanjollet zbulojnë se kampioni i Superligës do të merrte 600 milionë euro

Gazeta prestigjoze spanjolle “Mundo Deportivo” sot publikoi detaje tronditëse për Real Madrid dhe Barcelona në lidhje me Superligën e Europës.

12 klube të mëdha eropiane (Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Tottenham, Juventus, Milan dhe Inter) themeluan të dielën ‘European Super League’, por kjo ligë nuk zgjati më shumë se 48 orë.

Spanjollet zbuluan se kampioni i Superligës do të merrte 600 milionë euro si shpërblim, por vetëm nëse do të ishin Real Madrid apo Barcelona. Klubet tjera nuk do të fitonin shumën e njejtë në rast të fitores së titullit .

“Mundo Deportivo” shkruan se klubet do t’i ndanin nga 7.5 miliardë euro në fund të sezonit. Kjo shumë do të rritej nga sezoni në sezon dhe do të kalonte në 10 miliardë. Para do të ndaheshin për 20 klubet, kurse shuma do të varej nga vlera e markës, ndikimi në rrjetet sociale – pra rezultati nuk do të lunate rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat