Bayern del kundër tifozëve

Futboll

Bayern del kundër tifozëve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:37
Bayern del kundër tifozëve

Në një sondazh të bërë nga Kicker, 93% të tifozëve të Bayern Munich (nga rreth 320.000 pjesëmarrës) kanë shprehur mbështetjen e tyre për Hansi Flick në “luftën e ftohtë” kundër Hasan Salihamixhiqc, që duket se e ka shtyrë trajnerin të vendosë të largohet nga Bavaria.

Drejtori sportiv nuk vlerësohet nga tifozët dhe klubi gjerman ka vendosur të dalë në mbrojtje të tij.

E ka bërë me presidentin Herbert Hainer, në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit:

“FC Bayern është pro kritikave objektive dhe konstruktive, por kundër sulmeve personale dhe nxitjes për urrejtje. Te Bayern nuk ka vend për këto gjëra”, lexohet në komunikatën për shtyp.

“E dimë që çdo trajner do të donte të kishte 30 yje në skuadër. Edhe ne na pëlqen kjo, por Covid-19 na detyron të bëjmë llogaritë me një humbje prej rreth 150 milionë eurosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat