Ofertë për Icardin

Futboll

Ofertë për Icardin

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:58
Ofertë për Icardin

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi është i vendosur për ta transferuar sulmuesin argjentinas Mauro Icardi gjatë kësaj vere në Torino.

Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të enjten, se Juventusi tashmë i ka dërguar ofertë skuadrës së Paris Saint-Germainit. Mësohet se Juventusi ka ofruar 50 milionë euro, aq sa po kërkon ekipi francez për ta lënë të lirë Icardin në fund të këtij edicioni pasi sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino.

Icardi ka kohë që ka qenë i lidhur me një kalim eventual te Juventusi dhe oferta e ekipit nga Serie A, pritet të pranohet nga PSG-ja. Icardi, te Juventusi po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin pasi ka përvojë në Serie A.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 21 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat