Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:44
Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Ka marrë fund makthi për sulmuesin shqiptar, Xhakomo Vrioni, i cili është rikthyer ditën e sotme në fushë, pas një dëmtimi të rëndë që e mbajti jashtë fushave të blerta për afro 5 muaj.

22-vjeçari pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, teksa iu nënshtrua një operacioni në nëntor të vitit 2020.

Në sfidën e zhvilluar sot mes Juventus U23 dhe Olbia në Serinë C e mbyllur në barazim 1-1, Vrioni është aktivizuar në minutën e 78-të të takimit.

Shqiptari shpreson që shumë shpejt të arrijë formën optimale dhe pse jo të fitojë besimin e trajnerin Edi Reja, për ndeshjet e muajit qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat