Cavani vendos

Futboll

Cavani vendos

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:22
Cavani vendos

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani ka vendosur për të ardhmen e tij. Mediumet britanike kanë njoftuar të enjten se Cavani ka njoftuar klubin e Manchester United se nuk do ta shfrytëzojë opsionin e rinovimit të kontratës pasi në fund të sezonit do të largohet nga ekipi.

Sulmuesi 34-vjeçar dëshiron të transferohet në Amerikë e Jugut për ta mbyllur karrierën aktive pasi thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën argjentinase Boca Juniors.

Cavani ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të këtij sezoni por me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Ai te ekipi anglez u transferua afatin e kaluar të verës si lojtar i lirë dhe në edicionin e tij të parë në Angli, Cavani ka shënuar 10 gola në 31 paraqitje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat