Willian: Dua të qëndroj tek Arsenal

Futboll

Willian: Dua të qëndroj tek Arsenal

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:39
Willian: Dua të qëndroj tek Arsenal

Willian është një nga elementët më të besuar të trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta.

Braziliani, i transferuar te Topçinjtë nga rivalët e Chelsea-t para një viti, e ka të qartë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

“Dua të qëndroj tek Arsenal, kam një kontratë dhe nuk do të largohem para se të kemi fituar një trofe”, ka thënë Willian për kanalet zyrtare të Gunners.

“Kam edhe dy vite të tjera kontratë, dua të fitoj diçka dhe më pas të kthehem në kombëtare. Do të bëj të pamundurën për t’ia dalë. E ardhmja në MLS? Për momentin nuk mendoj të largohem nga Europa, por një nga objektivat e mi është të luaj në Amerikë në një moment të karrierës”, ka shtuar braziliani.

Në lidhje me të ardhmen pas futbollit:

“Dua të bëhem menaxher. Po përgatitem për këtë profesion, kam nisur të studioj. E dua futbollin dhe dua të qëndroj në botën e sportit, dua të bëjë një punë në këtë sektor, por sigurisht nuk dua të bëhem një trajner”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat