Tare flet për Superligën evropiane

Futboll

Tare flet për Superligën evropiane

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:08
Tare flet për Superligën evropiane

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios ka dhënë mendimin e tij për Superligën Europiane, një kompeticion i madh, i propozuar nga 12 klube, që mënjanonte klubet mesatare si Lazio.

Tare është totalisht kundër dhe këtë e tregon qartë dhe shprehet se futbolli europian dhe botëror duhet të reflektojë.

“Ka qenë një javë intensive dhe tronditëse për të gjithë ne”.

“Futbolli u përket njerëzve, është emocion dhe pasion dhe kjo nuk humbet kurrë”.

“Gjërat u vunë në vend mjaft shpejt, por kjo më bën të mendoj se kemi nevojë për një reflektim të madh, për të ardhmen jo vetëm të futbollit evropian, por të futbollit botëror. Duhet të jemi transparentë dhe të barabartë, por kjo gjë vdiq këtë javë”, u shpreh Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat