Januzaj shënon për fitoren e Sociedadit

Futboll

Januzaj shënon për fitoren e Sociedadit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:45
Januzaj shënon për fitoren e Sociedadit

Adnan Januzaj ka gjetur golin për Real Sociedadin në fitoren kundër Celta Vigos.

Sociedadi fitoi me rezultatin 2:1 kundër Celta Vigos në La Liga, në kuadër të xhiros së 31-të.

Hugo Mallo shënoi për vizitorët i pari në minutën e 22-të.

Shifrat i barazoi Portu në minutën e 25-të. Alexander Isak humbi penalltinë në minutën e 29-të, por i saktë nga pika e bardhë ishte Januzaj në minutën e 39-të për 2:1.

Ishte goli i tretë i sezonit për të, ndërsa ka edhe dy asistime.

Sociedadi me këtë fitore mban gjallë shpresat për të luajtur në garat evropiane. Është në pozitën e pestë me 50 pikë, ndërsa Celta Vigo mbetet në pozitën e 12-të me 38-të pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat