Dy autogola në ‘Camp Nou’, Messi shënues i dyfishtë dhe Barcelona fiton

Futboll

Dy autogola në ‘Camp Nou’, Messi shënues i dyfishtë dhe Barcelona fiton

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:51
Dy autogola në ‘Camp Nou’, Messi shënues i dyfishtë dhe Barcelona fiton

Barcelona përforcon hapin në luftë për titullin e kampionit në Spanjë, duke e mposhtur me rezultat 5:2 Getafen.

Katalunasit dominuan takimin dhe fituan me plot meritë, duke iu falënderuar edhe dy golave dhe një asistimit (të goli i katërt) të ashtuquajturit jashtëtokësor, Lionel Messi, i cili tregoi formë të mirë.

Getafe luftoi deri në minutën e fundit por jo edhe të kthehet me një pikë nga “Camp Nou”, ku u shënuan dy autogola, një për vendasit dhe një për mysafirët.

Image

Për Barcelonën shënuan Messi (8' e 33'), Chakla (28'-autogol), Araujo (87’), Griezmann (90+3'-nga penalltia) dhe për Getafen Lenglet (12'-autogol), Unal (69').

Pas javës së 32-të, Atletico Madridi udhëheq renditjen me 73 pikë, duke lënë pas Realin me 70, Barcelonën me 68 pikë (një ndeshje me pak) dhe Getafe renditet në pozitën e 15-të me 31 pikë.

Lionel Messi udhëheq me 25 gola listën së shënuesve, ka katër më shumë se Karim Benzema i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat