Koeman: Turp

Futboll

Koeman: Turp

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:08
Koeman: Turp

Pas triumfit në Kupën e Mbretit ku mposhti Athletic Bilbaon me rezultatin e thellë 4-0 në finale Barcelona mori një tjetër fitore me goleadë këtë herë ndaj Getafes në Camp Nou me shifrat 5:2.

Një fitore nën shenjën e Lionel Messit autori i një dygolëshi ndërsa dhe edhe 1 asistit ndërkohë që suksesi i Barçës u kompletua nga autogoli i Chayka dhe finalizimet e Araujo dhe Griezmann me penallti. Por edhe rezultati ishte 5-2 në favor të blaugranave trajneri Ronald Koeman nuk mbeti i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Në pjesën e dytë treguam se nëse e ulim ritmin dhe shpejtësinë e qarkullimit të topit, do të jetë e vështirë për ne të fitojmë ndeshjet dhe çdo rival mund të krijojë probleme. Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë dhe fajtori jam unë. Pique e nxora pasi ramë dakord me të dhe Lenglet e zëvendësova për kartonë. Lojtarët e tjerë meritojnë të luajnë gjithashtu.

Është turp që në pjesën e dytë vuajtëm sepse ishim 3-1 dhe në një ndeshje si kjo nuk duhet të kishte problem. Jam i kënaqur me pjesën e parë sepse krijuam thellësi në sulm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të rinjtë duhet të mësojnë se te Barcelona duhet të luash mirë në çdo ndeshje”, deklaroi Koeman në fund të sfidës.

Më pas trajneri holandez komentoi edhe të ardhmen e Lionel Messit por edhe rëndësinë që ka një tjetër veteran si Sergi Busquets në skuadër.

“Nuk mund t’ju them nëse kam folur me Messin për të ardhmen e tij, vendimi i takon atij. Ne kemi nevojë për të dhe shpresoj të vazhdojë edhe për disa vite. Busquets është shumë i zgjuar, mund të kalojë mes linjave, është i rëndësishëm prej mënyrës si sillet në fushë”, u shpreh Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat