Ky është vendi që Serbia shoveniste do të ndërtojë stadiumin në Kosovë 

Futboll

Ky është vendi që Serbia shoveniste do të ndërtojë stadiumin në Kosovë 

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:40
Ky është vendi që Serbia shoveniste do të ndërtojë stadiumin në Kosovë 

Serbia shoveniste i fut hundë në një shtet tjetër dhe po planifikojnë që të ndërtojnë stadiumin e ri për serbët, që nuk e njohin Kosovën shtet. 

“Vitin e ardhshëm pritet të përfundojë stadiumi në veri të Mitrovicës që po e financon Serbia

Në Mitrovicën e Veriut do të ka filluar ndërtimi i një stadiumi të ri që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, shkruan “Kossev”.

“Në qershor të vitit të kaluar është vendosur edhe lokacioni për ndërtimin e stadiumit të ri i cili financohet nga qeveria e Serbisë dhe afati për përfundimin e tij është dy vjet siç është thënë.

Aktualisht është duke përfunduar faza e gropimit e cila merr kohë shkaku i terrenit kanë thënë autoritetet lokale të Mitrovicës”, shkruan më tej.

“Pas kësaj, do të fillojë ndërtimi i tribunave dhe fusha, dhe përfundimi është planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2022,” ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj pjese, Aleksandër Spiriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat