Kosova pritet që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me San Marinon.
“Darndanët” pritet që ketë ndeshje ta zhvillojnë në muajin qershor edhe pse ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Kombëtarja e San Marinos renditet në vendin e 210-të në ranglistën e FIFA-s dhe tradicionalisht ka qenë një kundërshtar i lehtë për kombëtaret që janë përballur me të.
Marrë parasysh që kundërshtari është dukshëm më i lehtë, kjo mund të jetë një mundësi e mirë që futbollistët e Superligës së Kosovës të ftohen nga trajneri Bernard Challandes.
Drejtori Sportiv i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur për këtë gjë në një prononcim për GazetaBlic Sport.Ai tha se kjo është në kompetencë të trajnerit, por se ai është i interesuar që të ketë futbollistë nga Superliga e Kosovës të ftuar. Poashtu ai tha se Challandes është vazhdimisht në përcjellje të tyre.
“Ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht si ndeshje, por natyrisht është shumë pranë. Është në kompetencë të trajnerit dhe është natyrisht që ai vendos në lidhje me ftesat e futbollistëve. Unë tashmë jam në një detyrë tjetër si Drejtor Sportiv, por prapë jam aty në shtab”.
“Por, sidoqoftë edhe ai është i interesuar që të ketë futbollistë nga Superliga e Kosovës dhe vazhdimisht është duke e përcjellur atë dhe sigurisht mundet të ketë futbollistë të ftuar” tha Sahiti për GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që Challandes u kritikuar ashpër për shkak se nuk e përfshiu në listën e grumbullimit asnjë futbollist nga rangu elitar i futbollit kosovar, madje në të nuk ishte as Mirlind Daku që kishte deri në atë kohë 21 gola të shënuara.