Refuzoi të kompletojë het-trikun për Griezmannin

Futboll

Refuzoi të kompletojë het-trikun për Griezmannin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:52
Refuzoi të kompletojë het-trikun

Lionel Messi refuzoi mundësinë për të shënuar het-trikun e tij të parë në më shumë se një vit për Barcelonën – duke e lënë Antoine Griezmann të ekzekutonte penalltinë dhe të shënonte në minutën e 90-të ndaj Getafes.

Superylli argjentinas shënoi dy herë në fitoren 5-2 të Barcelonës ndaj Getafes të enjten mbrëma dhe ai ishte dominues gjatë gjithë kohës.

Ishte një performancë e denjë e tij për një het-trik dhe shumë menduan se ai do të kompletonte pas akordimit të një penalltie të vonshme.

Sidoqoftë, Messi tregoi klasin dhe madhështinë e tij duke vendosur t’ia linte Griezmann ekzekutimin e penalltisë, me francezin që ishte i saktë duke vulosur fitoren.

Griezmann kishte humbur disa raste dhe dukej i entuziazmuar për të shënuar një gol të tijin dhe atë ia mundësoi kapiteni i Barcelonës.

Kamerat kapën sulmuesin francezin që po i afrohej Messit dhe duke e përqafuar atë në skena tërheqëse si shenj falënderimi për gjestin e bërë.

Edhe tifozët kanë reaguar ndaj veprimit të Messit dhe ata besojnë se ai ka treguar lidership të vërtetë për të ndihmuar një shok skuadre që lufton me formën.

Ndryshe. Messi me dy golat ndaj Getafes ka shkuar në kuotën e 25 golave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat