Merr fund makthi i Vrionit

Futboll

Merr fund makthi i Vrionit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:05
Merr fund makthi i Vrionit

Xhakomo Vrioni është rikthyer më në fund në fushat e blerta teksa ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë fushave të lojës për pesë muaj, ekzaktësisht plot 146 ditë. Sulmuesi i kombëtares u aktivizua dje me Juventus U23, teksa bardhezinjtë u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Olbias.

Tashmë, Vrioni duhet edhe njëherë të arrijë formën më të mirë e të ketë mundësinë të marrë vëmendjen e trajnerit Andrea Pirlo për t’u rikthyer ashtu si shpeshherë më parq ka qenë, kontigjent i ekipit të parë torinez. Ndërkaq, trajneri i tij te U23, Lamberto Zauli shprehet se Vrioni ka treguar shumë dëshirë për t’u rikthyer.

“E pashë shumë mirë, vjen nga një dëmtim i rëndë dhe nuk është e lehtë.

Por ai po tregon shumë dëshirë në stërvitje dhe sot bëri mirë. Ky pushim mund të jetë një nxitje emocionale për të”, u shpreh Zauli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat