Zidane me lajme të mira

Futboll

Zidane me lajme të mira

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:30
Zidane me lajme të mira

Pas fitores së lehtë ndaj Getafes, tani Real Madrid do të ketë një test të vështirë përpara vetes kur do të pres Real Betisin në shtëpi.

‘Los Blancos’ është njëri ndër klubet që ka pasur më së shumti mungesa në këtë sezon, por në të njëjtën kohë edhe rezultate të mira.

Trajneri i skuadrës, Zinedine Zidane, ka udhëhequr ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tani ka marrë disa lajme të mira.

Në seancën e sotme stërvitore është parë Eden Hazard duke u stërvitur dhe gjithashtu edhe Luka Modric.

Megjithatë, duket se Toni Kroos akoma nuk është i gatshëm dhe do të mbetet jashtë kësaj ndeshje.

Real Madrid dhe Real Betis do të luajnë kundër njëra tjetrës nesër me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat