Fofana nuk kishte ngrënë ose pirë që nga lindja e diellit dhe kështu Rodgers donte të mbronte

Futboll

Fofana nuk kishte ngrënë ose pirë që nga lindja e diellit dhe kështu Rodgers donte të mbronte

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:36
Fofana nuk kishte ngrënë ose pirë që nga lindja e diellit dhe kështu Rodgers donte të mbronte

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers konfirmoi se ai e largoi mbrojtësin Wesley Fofana pas një ore loje në fitoren 3-0 ndaj West Brom sepse ai po agjëron muajin e shenjt të Ramazanit.

20-vjeçari është një mysliman i devotshëm dhe aktualisht po agjëron e muajin e shenjt të fesë islame, muaj i cili filloi para më shumë se një javë më parë.

Si pjesë e një prej pesë shtyllave të Islamit, shumë orë të ditës apo më saktë nga koha e ‘sabahut’ deri në ‘aksham’, myslimanët nuk do të hanë ose pinë pasi tregojnë përkushtimin e tyre ndaj fesë së tyre dhe Zotit të tyre, Allahut.

Kjo gjë mund të jetë një situatë e vështirë për t’u menaxhuar për atletët e nivelit elitar duke pasur parasysh kërkesat e punës së tyre.

Mbrëmjen e kaluar, Fofana nuk kishte ngrënë ose pirë që nga lindja e diellit dhe kështu Rodgers donte të mbronte qendërmbrojtësin e tij duke e zëvendësuar atë me Marc Albrighton në minutën e 60-të.

Zëvendësimi i lojtarit nga trajneri skocez erdhi pasi Rodgers donte të lejonte Fofanan të ‘prishte’ agjërimin e tij.

Ndryshe, Rodgers është vlerësuar lartë për shfaqjen e aftësive të shkëlqyera në menaxhimin e njeriut, teksa e ka lavdëruar Fofanan për nivelin që ai ka trajnuar dhe luajtur gjatë periudhës së Ramazanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat