Për hakmarrje

Futboll

Për hakmarrje

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:38
Për hakmarrje

Me datën 17 dhjetor të vitit 2020 mbrojtësi i Liverpool Virgil van Dijk, pësoi një lëndim të frikshëm i cili edhe ja humbi sezonin.

Në barazimin 2-2 kundër Everton, Liverpool humbi shtyllën kryesore të klubit, mbrojtësin holandez i cili pas një ballafaqimi me Jordan Pickford, u lëndua rëndë në gju ku edhe pasojat e atij lëndimi “The Reds” dhe fansat e klubit i kanë vuajtur shumë gjatë këtij edicioni.

Një fans i Liverpool përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka dhënë përkrahje mbrojtësit anglez dhe i ka premtuar se në qoftë se takohet me portierin e Everton Jordan Pickford, do të marr hak për lëndimin që i shkaktoi holandezit.

“Shërim të shpejt Virgil dhe mos u merakos sepse Liverpool është një qytet i vogël dhe më ndodh që shumë shpesh të takoj futbollistët, ende nuk jam takuar me atë (Pickford) por mos u merakos se do ta takoj. Natën e mirë dhe shërim sa më të shpejt njeri i madh “ shkroi fansi i Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat