E ardhmja e Adrien Rabiot

Futboll

E ardhmja e Adrien Rabiot

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:00
E ardhmja e Adrien Rabiot

E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë në Premier League.

Mesfushori, i cili iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit dhe me shumë mundësi ai do të largohet gjatë merkatos së verës.

26-vjeçari ndiqet me interes nga Manchester United, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjær, i cili kërkon të përforcojë repartin e mesit të fushës.

Për të arritur te kartoni i francezit, “Djajtë e Kuq” janë gati t’i ofrojnë “zonjës së vjetër” në shkëmbim kartonin e mbrojtësit Alex Telles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat