Zbulohen shkaqet e përplasjes

Futboll

Zbulohen shkaqet e përplasjes

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:11
Zbulohen shkaqet e përplasjes

Ivan Gazidhis, i përfshirë në mënyrë aktive në projektin e Super Ligës, veproi në favor të fondit “Elliott”, por pa e informuar Paolo Maldinin i cili nga ana e tij mohoi të kishte dijeni për nismën e Milanit për të themeluar dhe marrë pjesë në Super Ligë. Plani i 12 klubeve nuk ka dështuar përfundimisht sepse, përveç “Djallit”, edhe Reali, Barcelona e Juvja janë ende aktive.

Megjithatë, situata e krijuar mund të ketë pasoja të rënda për kuqezinjtë. Në “Casa Milan” duket se ka një përplasje të re mes administratorit dhe drejtorit teknik të kuqezinjve.

Teksa Maldini deklaron hapur se është në anën e tifozëve e se nuk ka dijeni për aktivitetin e klubit në kuadër të Super Ligës, Gazidhis nuk heq dorë nga projektet e tij futuristike për të përmirësuar Milanin në aspektin financiar.

Sidoqoftë, në vitin e fundit kemi parë se përpjekjet e tij për revolucion kanë përfunduar gjithmonë me humbje. Fillimisht orvatja për t’i besuar Ralf Rangnikut e tashmë Super Liga janë dy dëshmi të qarta të dështimeve të tij në planin menaxherial, pavarësisht se arkat e klubit kanë shënuar rritje si pasojë e akordeve me sponsorë niveli si “BMW”, “EA Sports” apo “Bioscalin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat