Rummenigge përsëriti refuzimin e tij për Superligën

Futboll

Rummenigge përsëriti refuzimin e tij për Superligën

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:15
Rummenigge përsëriti refuzimin e tij për Superligën

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, përsëriti refuzimin e tij për Superligën, të cilën e konsideroi një gabim, ndërsa tregoi zhgënjimin personal me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli. Po ashtu, tregoi vullnetin e tij të dialogut me kreun e Real Madridit, Florentino Pérez.

Në një intervistë të botuar këtë të premte nga “L’Équipe”, Rummenigge, i cili do të heqë dorë nga pozicioni i tij për Oliver Kahn më vonë në strukturat drejtuese të bavarezëve, tha se në 65 vitet e jetës, pasi kishte parë gjithçka në botën e futbollit, jetoi një javë kaq të pabesueshme dhe me kaq shumë frikësime si kjo: “Të gjithë drejtuesit e klubeve janë, logjikisht, të zhgënjyer me Andrea (Agnelli) ditët e fundit. Gjëja e rëndësishme është që të 12 klubet të pranojnë se kanë bërë gabim shumë shpejt”.

Për Rummenigge, me rëndësi është, për më tepër, “që pothuajse të gjithë e kanë korrigjuar gabimin e bërë”. Drejtuesi i Bayernit konsideroi se “projekti i Superligës i përgjigjet një kërkese për ndihmë, një mesazhi të dëshpëruar, veçanërisht për klubet në Europën Jugore, ku ekziston një lidhje midis vështirësive financiare që po kalojnë dhe pasojave të pandemisë”.

Ai shtoi se mban marrëdhënie të shkëlqyera me Florentino Pérez: “Nuk duhet të harrojmë se ai është në krye të klubit më të njohur në botë”. Me këtë rast, uroi të niste dialogu i kreut të klubit të bardhë dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin. Rummenigge pranoi që faza e parë e Ligës së Kampionëve kishte humbur interesin dhe e konsideroi të pranueshme formulën e re të propozuar nga UEFA, nga viti 2024, e cila mohoi se mund të materializohet më herët “për arsye ligjore dhe tregtare”:

“Kjo formulë e re do të lejojë emocione edhe më të forta, sepse krijon më shumë përballje dhe vështirësi për klubet, përfshirë favoritët e mëdhenj. Nëse i kemi thënë jo Superligës, ka qenë sepse jemi plotësisht të kënaqur me Ligën e Kampionëve dhe nuk e harrojmë përgjegjësinë tonë ndaj tifozëve, të cilët janë kundër kësaj lloj reforme. Refuzimi i klubit tonë, PSG dhe Borussia Dortmund ndaj Superligës dërgoi një sinjal shumë të fortë për ta refuzuar projektin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat