Manchester City arrin marrëveshje për transferimin e Kayky

Futboll

Manchester City arrin marrëveshje për transferimin e Kayky

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:28
Kayky

Talenti Kayky do të jetë pjesë e Manchester Cityt që nga sezoni i ardhshëm.

Manchester City ka bërë zyrtar lajmin për trasnferimin e brazilianit të talentuar, Kayky i cili angazhohet tek skuadra Fluminese.

City bëri të ditur se Kayky do të mbetet në Fluminese deri në fund të sezonit si formë huazimi.

17 vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij në ligën braziliane, ku ka zgjuar interesin e klubeve më të mëdha evropiane.

Kayky këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat