Disa klube e kërkojnë

Futboll

Disa klube e kërkojnë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:13
Disa klube e kërkojnë

Adama Traore duket se po kalon muajt e fundit si futbollist i skuadrës angleze Wolverhampton.

Sulmuesi spanjoll pritet që të largohet nga ‘Ujqërit’ gjatë afatit kalimtar të verës, por e ardhmja e tij vazhdon të lidhet me elitën e futbollit anglez, Premier Ligën.

Anësori këmbëshpejtë prej kohësh po kërkohet nga Liverpooli, me kampionin në fuqi të Anglisë që shihet si favoriti kryesor për ta transferuar ish lojtarin e Barcelonës.

Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe dëshiron afrimin e tij në ‘Anfield’ për edicionin e ri.The Reds megjtihatë nuk do ta kenë të lehtë të nënshkruajnë me lojtarin, pasi në garë për të fuqishëm janë edhe Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Nga ana tjetër Wolverhampton Wanderers ka zbritur kërkesat për lojtarin, nga 60 milionë sa kërkonte një vit më parë, tani janë të kënaqur nëse vije një ofertë prej 35 milionë eurove, për shkak të krizës ekonomike dhe formës jo të mirë të lojtarit kohëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat