Danilo kritikon UEFA-në: Nuk jam dakord me kërcënimet e tyre për Superligën

Futboll

Danilo kritikon UEFA-në: Nuk jam dakord me kërcënimet e tyre për Superligën

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:22
Danilo

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo ka folur për lajmet e fundit të Superligës dhe UEFA-së.

Danilo duket folur për “SkySport”, ka folur për UEFA-në dhe për krijimin e Superligës.

“Mendoj që 12 klubet kanë pranuar këtë projekt sepse kanë parë nevojën e një ndryshimi”, tha ai.

“Nuk e di nëse ky projekt do të ishte i mirë, por është normale të flitet për ndryshim për të shpëtuar futbollin”, shtoi ai.

“COVID-19 e ka goditur edhe këtë sport dhe nëse UEFA do të ishte kaq e brengosur për lojtarët nuk duhej të lejonte udhëtimet tona në mes të pandemisë”, tha braziliani.

“Të luash kaq shumë ndeshje në një vit është e vështirë dhe nuk është e lehtë aspak dhe mund të them që për mua nuk është mirë që dëgjoj kërcënimet e UEFA-së dhe FIFA-së”, përfundoi Danilo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat