Ryan Giggs nuk do ta drejtojë kombëtaren e Wellsit në “Euro 2020”

Futboll

Ryan Giggs nuk do ta drejtojë kombëtaren e Wellsit në “Euro 2020”

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:17
Ryan Gigg

Ryan Giggs nuk do të drejtojë më Kombëtaren e Wellsit.

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Kombëtares së Wellsit, Ryan Giggs është akuzuar nga dy gra për ngacmim seksual.

Sipas Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar, Giggs është akuzuar nga dy gra për sulme seksuale. Giggs akuzohet për sulm fizik ndaj një 30 vjeçare dhe një tjetër 20 vjeçare.

Tani, mediat britanike konfirmojnë se Kombëtarja e Wellsit ka konfirmuar se Giggs nuk do të jetë në krye të Kombëtares për “Euro 2020” në këtë verë.

Zëvendësuesi i Ryan Giggs do të jetë Robert Page dhe do të drejtojë skuadrën në Kampionatin Evropian si menaxher i përkohshëm.

Incidenti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2020, dhe Giggs pritet të dalë para Gjykatës me 28 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat