Vjosa reagon ndaj FFK-së: Pas vendimit skandaloz... 

Futboll

Vjosa reagon ndaj FFK-së: Pas vendimit skandaloz... 

Nga: K.G. Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:23
Vjosa reagon ndaj FFK-së: Pas vendimit skandaloz... 

Klubi i futbollit Vjosa nga Shtimja në asnjë formë nuk pajtohet me vendimin e Komisionit të garave të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Shtimjanët janë të revoltuar sepse edhe u sulmuan si mysafirë edhe tani vendimi është që ndeshje të përsëritet me Fushë Kosovën, duke e quajtur këtë vendim skandaloz!  

"Sot rreth orës 15:00 në zyret e FFK-së avokati i autorizuar nga klubi së bashku me sekretarin e klubit, dorëzuan ankesën në shkallen e dytë, pas vendimit skandaloz të marr me datë 20.04.2021 nga komisioni i garave në krye me Adrian Llumnicën.  

Arsyeja e kësaj ankese, nuk ka për qëllim vetëm fitoren me rezultat  zyrtarë në të mirë të klubit tonë, por mesazhi që po kërkojmë që të vendoset, që e drejta po mundohet të mohohet nga personi i cili ishte përgjegjës në ndeshje, i cili dhunën e ushtruar ndaj KF Vjosës nga

Tifozët dhe Kryesia e KF Fushë Kosovës po mundohet ta mbuloj me një vendim skandaloz, ku po mundohen ti fshehin faktet e dhunës dhe sulmeve fizike që kanë ndodh në stadium me datë 17.04.2021, kinse fajtori i vetëm i kësaj ndeshje ishte referi.

Faktet dhe ngjarja e ndodhur me date 17.04.2021 është ndryshe nga ajo që është marr vendim me datë 20.04.2021 nga komisinoni i garave në FFK në krye me Adrian Llumincën. Është për tu habitur,  vet kryetari i komisionit të garave ishte prezent dhe e gjithë situata e ndodhur, dhuna fizike, sulmi ndaj ekipit të KF Vjosës nga Tifozët dhe nga kryesia e KF Fushë Kosovës, shkeljet e rregullores të FFK-së ndodhen para syve të tij, që tashmë janë të faktuara dhe janë të njohura për publikun!

Ne si klub kërkojmë nga komisioni i shkallës së dytë që këtë rast ta shqyrtojë në përpikëri me aktet normative të FFK-së, duke u bazuar në ligj. Vendimet e tilla duhet të jenë të drejta dhe të bauzara në fakte që të përçohet mesazhi i qartë për të gjithë që dhuna, huliganizimi nuk kanë vend në fushat sportive.

Prandaj, KF Vjosa nuk do të paraqitet në ndeshjen PËRSËRITËSE të datës 25.04.2021 sipas vendimit te FFK-së. Klubi ynë do të ushtroj të drejtën e tij të ankesës në shkallën  dytë në FFK dhe do ti ndjek të gjitha instancat për të kërkuar drejtësinë për këtë ndeshje!

Klubi ynë do të vazhdoj garën tutje në ligën e dytë sipas kalendarit të përcaktuar nga FFK-ja duke ndjekur synimet e saj për inkuadrimin në ligën e parë. STOP DHUNËS, bëhu shembull!”, reagon KF Vjosa me presidenti Avdi Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat