Ceferin kërcënon: Kush do të luajë në Superligë do të përjashtohet nga UEFA

Futboll

Ceferin kërcënon: Kush do të luajë në Superligë do të përjashtohet nga UEFA

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:44
Aleksander Ceferin

Aleksander Ceferin ka kërcënuar klubet e Superligës Evropiane se do të ketë pasoja nëse vazhdojnë projektin e tyre.

Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Milan janë ende pjesë e projektit të ashtuquajtur Superliga Evropiane.

Por, më herët u lajmërua se UEFA nuk do të marrë masa ndaj këtyre klubeve, por tani presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka deklaruar ndryshe.

Ceferin duke folur për “Der Spiegel” ka kërcënuar klubet nëse vazhdojnë një projekt të tillë.

“Kushdo që vendosë të vazhdojë në Superligë, në të ardhmen nuk do të mund të luajë në asnjë garë të UEFA-së”, tha ai.

“Kompeticionet tona janë fantastike edhe pa këto katër skuadra (duke aluduar në Barcelonën, Realin, Milanin dhe Juventusin)”, tha Ceferin.

“Tani duhet të themi se nëse dikush do të jetë egoist, do të bëjë një Superligë të re, por ata tanimë kanë provuar dhe kanë dështuar”, përfundoi Aleksander Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat