Lajm i mirë për Dritën, Kastriot Rexha e kalon me sukses operimin

Futboll

Lajm i mirë për Dritën, Kastriot Rexha e kalon me sukses operimin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 20:02
Kastriot Rexha

Ditë më parë Drita kishte njoftuar se sulmuesi Kastriot Rexha do t’i mungojë klubit për pjesën e mbetur të sezonit. 

Lëndimi në gju që i kishte shkaktuar probleme preh kohësh, bëri që operimi të jetë i pashmangshëm.

Përmes një postimi në Facebook, klubi Dritës ka njoftuar se Kastriot Rexha i është nënshtruar operimit dhe e ka kaluar atë me shumë sukses.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

“Kastriot Rexha e kryen me suksesë operimin Lojtari ynë Kastriot Rexha sot i është nënshtruar operimit të gjurit të cilin e kaloi me shumë suksese. Rexha prej kohësh kishte probleme me gjurim e majtë dhe operimi ishte i pashmangshëm. Shërim të shpejt Rexha, do të kthehesh edhe më i fortë. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat