Statistika impresionuese e Messit

Futboll

Statistika impresionuese e Messit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:45
Lionel Messi

Leo Messi shënoi edhe dy gola të tjerë kundër Getafes dhe arriti kuotën e 25 golave në LaLiga, duke barazuar shifrën me të cilën mbylli sezonin e kaluar, por mund të luajë edhe shtatë ndeshje të tjera deri në fund të kampionatit aktual.

Argjentinasi kryeson listën e golashënuesve të LaLigas me katër gola më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema i Real Madridit.

Messi ka barazuar Cristiano Ronaldon në vendin e dytë në luftën për “Këpucën e Artë” të Europës, garë që e kryeson sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, praktikisht i paarritshëm me 35 gola. Megjithatë, për Leon fjala e pamundur nuk ekziston.

Dy gola më pak se Messi dhe Ronaldo kanë shënuar dy talentet e Europës, Erling Haaland dhe Kylian Mbappé (nga 23).

Por historia e Messi bëhet më e madhe nëse shikojmë pas dhe shohim se ai tashmë ka dymbëdhjetë sezone radhazi që realizon 25 gola ose më shumë në LaLiga. Një arritje mbresëlënëse që flet vetë për shenjën e madhe që sulmuesi i Barcelonës do të lërë në historinë e futbollit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat