​Manchester United bën publik interesimin në Ronaldon

Futboll

​Manchester United bën publik interesimin në Ronaldon

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:10
Cristiano Ronaldo

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë që të rikthejnë yllin portugez.

Gjiganti anglez Manchester United thuhet se e ka bërë publike interesimin e shprehur në Cristiano Ronaldon që ta rikthejë në “Old Trafford”, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Raportohet se kontaktet me agjentin e portugezit, Jorge Mendes veçse kanë filluar, dhe United mund ta transferoj këtë verë pesë herë fituesin e Topit të Artë nga Juventusi vetëm për 36 milionë euro.

Këtë sezon, Ronaldo ka bërë 28 paraqitje në Serie A duke shënuar 25 gola dhe duke regjistruar dy asistime për skuadrën e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat